Njëzetepesë persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.
Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerr gurë, tym të zi dhe hi drejt qiellit.
Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se llava ka goditur fshatin, El Rodeo duke shkatërruar shtëpi dhe djegur personat që kanë qenë në to.
Si shkak i hirit dhe tymit të zi është mbyllur aeroporti, La Aurora në kryqytet.
Presidenti i këtij vendi, Jimmy Morales, ka thënë se ekipet për urgjencë kombëtare janë angazhuar në këtë proces.
“Ne mendojmë se mund të ketë gjendje të shkatërrimit në të paktën tri zona”, ka thënë ai.
Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthimi vullkani është më i madhi nga viti 1974.
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...