Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në Kili, duke detyruar presidentin e vendit Gabriel Boric të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Presidenti kilian njoftoi se kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që “të jenë në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme” për të luftuar zjarret që po përhapen në rajonet qendrore dhe jugore të vendit të Amerikës Latine.
Zjarret po përhapen kryesisht në rajonet turistike të Vina del Mar dhe Valparaiso, ku janë të rrezikuara qindra banesa dhe autoritetet kanë vazhduar me evakuimin e detyrueshëm të zonave.
Vetëm në rajonin Valparaiso, janë djegur 4800 hektarë, si pasojë e zjarreve.
Nxehtësia dhe thatësira, për shkak të fenomenit klimatik El Nino, po godasin Amerikën Latine këtë verë, duke shkaktuar zjarre që po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike.
Pas Kilit dhe Kolumbisë, vala e të nxehtit rrezikon të godasë Argjentinën, Paraguajin dhe Brazilin në ditët në vijim./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...