Numri i përditshëm i vdekjeve nga coronavirusi në Itali ra me dy deri në 10 të martën ndërsa kishte 1,370 raste të reja në 24 orët e fundit, 262 më shumë se totali i së hënës, tha ministria e shëndetësisë.
Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, numri më i lartë i rasteve të gjetura kishte të bënte me një rritje të madhe të testeve, të cilat pothuajse u dyfishuan në 92,493, tha ministria.
Dy rajonet me numrin më të lartë të rasteve të reja ishin Lombardia (271) dhe Campania (249).
Ndërkohë asnjë rajon nuk kishte zero infeksione të reja.
Ndryshe, Italia ka pasur mbi 35,000 vdekje të lidhura me COVID dhe ka pasur rreth 270,000 raste në të gjitha.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim