Pasditen e të mërkurës, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj dy zyrtarëve turq, konkretisht ministrit të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm.
Ky hap erdhi pasi Turqia nuk ka lënë ende të lirë pastorin amerikan Andrew Brunson, i cili së fundi ka kaluar në arrest shtëpie dhe pret të përballet me akuzat për mbështetje të grupit organizator të grushtit të shtetit.
Për sanksionet ndaj zyrtarëve turq, reagoi edhe ministri i kabinetit të Erdoganit, njëkohësisht edhe dhëndër i tij, Berat Albayrak.
Në një konferencë për shtyp, Albayrak kritikoi vendimin e palës amerikane, por garantoi se impakti ekonomik i këtyre sanksioneve do të jetë thuajse i papërfillshëm, përcjell tch.
“Turqia kërkon që të zgjidhë çështjen me Uashingtonin, duke përdorur dialogun dhe diplomacinë. Këto sanksione janë të papranueshme, por garantoj se ndikimi ekonomik i tyre, do të jetë i papërfillshëm”, deklaroi Albayrak.
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare