Mbrëmjen e djeshme pati një “tërmet” në kabinetin e kryeministrit britanik të Boris Johnosn, pasi dy nga ministrat e tij dhanë dorëheqjen.
Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.
Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, Ministri i Financave, ndoqi Javidin nga Downing Street dhe e la në gjysmë detyrën.
Duke sinjalizuar synimin e tij për të qëndruar në pushtet për aq kohë sa të jetë e mundur, Johnson shpejt emëroi ish-biznesmenin dhe ministrin aktual të arsimit, Nadhim Zahawi, si ministër të ri të financave.
Ndërsa Steve Barclay, i emëruar për të vendosur disiplinë në administratën e Johnson në shkurt, u zhvendos në portofolin e shëndetësisë, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info
Ndryshe dorëheqjet erdhën pasi Johnson po kërkonte falje për emërimin e një ligjvënësi në një rol të përfshirë në ofrimin e kujdesit baritor për partinë e tij, edhe pasi u informua se politikani kishte qenë subjekt i ankesave për sjellje të pahijshme seksuale./arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...