Partia Alternativa për Gjermaninë do e ketë pjesë të agjendës elektorale nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Europian.
400 nga 600 delegatët e partisë gjermane të ekstremit të djathtë votuan të dielën tezat me të cilat do të konkurrojnë në zgjedhjet e shtatorit.
“E konsiderojmë të nevojshme daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian dhe themelimin e një grupi të ri interesi europian dhe ekonomik,” deklaruan delegatët e AFD-së.
Në lidhje me këtë ide, që në Gjermani ka marrë emrin “Dexit”, si Brexiti i Anglisë vitin e kaluar, rivalët politikë thanë se kjo do të sillte fundin e BE-së dhe të tregut të përbashkët.
Partia më e madhe opozitare, e cila njihet për qëndrimet anti-myslimane dhe anti-emigracion, votoi edhe për ndalimin total të bashkimit familjar mes refugjatëve nëse do të vijë në pushtet, për një model emigracioni si të Japonisë, dhe që testet apo vaksinimi kundër covid-19 të mos jenë të detyrueshme.
Mbetet për t’u vendosur lideri që do e prijë AFD-në në garën parlamentare të 26 shtatorit.
Përballë ultra-djathtistëve do të jenë konservatorët e kancelares Angela Merkel, vendin e së cilës e kërkojnë dy kolegët e saj, Markus Zëder dhe Armin Lashet.
Sondazhet paraprake e renditin CDU-CSU-në e Merkelit me rreth 27 për qind të votave, të dytët vijnë të Gjelbrit, ndjekur nga socialdemokratët, ndërsa opozitarët e AFD-së luhaten mes 10 dhe 12 për qind të mbështetjes popullore./express/
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit