Vrasja e 20 vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në Glyka Nera, vazhdon ende të shkaktojë bujë në mediat greke.
Teksa hetuesit dhe opinioni publik mundohen ende të kuptojë se çfarë e shtyu bashkëshortin të vrasë gruan në mënyrë macabre, gazetari Stefanos Chios hodhi një bombë të madhe së fundi në emisionin “Makelio” duke publikuar dokumente audio dhe pretenduar se Caroline i kishte zbuluar të shoqit tradhtinë, një lidhje të tij me një transeksual të quajtur Emanuela.
Madje, ky i fundit edhe ka folur me zë për marrëdhënien e tyre. Pikërisht ky zbulim pretendohet se është bërë shkak i vrasjes së Caroline, nënë e një foshnjeje. Sipas gazetarit dhe botuesit, vrasësi Babis Anagnostopoulos gjatë periudhës kur u takua me Caroline dhe pas martese vazhdoi të ruante lidhjen me këtë person. /dritare.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...