Një 41-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur nga përmbysja e një autobusi me targa shqiptare në Kroaci, ndërkaq raportohet se edhe një grua ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes pasi autobusi është ende në rrugë dhe po lëviz në një korsi.
Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë. Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta, shkruan Index.hr.
Përmbysja e autobusit në anën e majtë ka ndodhur pasi autobusi është kthyer djathtas dhe ka përplasur gardhin e autostradës, u bë e ditur pas hetimeve, por ende nuk është përcaktuar se pse drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 58 vjeç, u kthye djathtas në kilometrin 112 në orën 23:43 dhe goditi gardhin. Në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.
Autobusi me targa shqiptare përmbyset në Kroaci, vdes një person
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...