Dy persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe Krizhit, ku u përplasën një makinë dhe një autobus, të dy me targa të Bosnjë e Hercegovinës.
Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë, ka njoftuar se 29 nga të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitale në Zagreb, Sisak dhe Pakrac.
Automjeti u përplas fillimisht me një dre, gjë që bëri që makina të ndalonte në rrugë, më pas shoferi doli nga mjeti që t’u sinjalizonte automjeteve të tjera që të ngadalësonin, por autobusi nuk arriti ta shihte në kohë dhe u përplas me makinën. Si pasojë, makina theu gardhin mbrojtës dhe doli në korsinë e kundërt, ndërsa autobusi u përmbys, raporton HRT, përcjell albinfo.ch.
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...