Theresa May i ka mbijetuar përpjekjes së fundit për ta larguar atë nga posti pasi zyrtarët e lartë konservatorë vendosën të mos ndryshojnë rregullat partiake për të lejuar një votim të dytë të mosbesimit ndaj saj.
Komiteti i 1922, i cili përfaqëson deputetë të Tory, hodhi poshtë thirrjet nga mbështetësit e Brexitit për të lejuar një votim të tillë që në fillim të qershorit – duke qëndruar në një kufizim i cili do të parandalojë sfidën përpara dhjetorit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas rregullave aktuale të partisë, një votë mosbesimi mund të mbahet vetëm një herë në vit. Zonja Maj mundi një votim mosbesimi dhjetorin e kaluar, dmth një tjetër nuk mund të bëhet deri në fund të vitit.
Kritikët euroskeptikë të zonjës May i kishin kërkuar ekzekutivit të Komitetit të vitit 1922 të ndryshonin rregullat për të lejuar një sondazh tjetër, por pas mbajtjes së dy takimeve për të diskutuar çështjen, ata nuk pranuan ta bënin këtë./Arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...