Deklaratat e dëshmitarëve okularë kanë filluar të arrijnë për atë se çfarë ndodhi sot në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut, ku rreth orës 8:30 ka ndodhur një sulm ku u plagosën dhjetëra persona.
Një dëshmitare e identifikuar vetëm si Claire, tha se “ka humbur kompjuterin” si pasojë e plumbave të shkrepur.
Ajo shtoi se i dyshuari që barte një jelek ngjyrë portokalli dhe maskë kundër gazit dhe e lëshoi në tokë një lloj cilindri që tentonte ta mbulonte.
Një dëshmitar tjetër Sam Carcamo, tha se dyert e trenit “hapën tmerrin” që ndodhi në stacionin e metrosë.
“Ka pasur tym e gjak dhe njerëzit që bërtisnin”, tha ndër tjera ai duke shtuar se ka parë sasi të mëdha tymi që dilte nga dyert e trenit që u hapën.
Danny Mastrogiorgio theksoi se kishte dërguar të birin në shkollë, kur pa pasagjerët e plagosur që vraponin shkallëve të stacionit të metrosë. Sipas tij të paktën dy prej tyre kishin pësuar lëndime në këmbë.
“Ka qenë një situatë e tmerrshme”, shtoi ai për BBC./arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell