Deputetja holandeze dhe anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.
Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon.
Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.
“Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin ??:
– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë
– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;
– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;
– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Piri në Twitter./arbresh.info/
After years of Dutch veto’s re EU enlargement, mood is changing in ?? parliament:
– support EU candidacy ????
– committed to ?? candidacy once conditions are met;
– willing to review Kosovo visa liberalization;
– support start negotiations ?? ??— Kati Piri (@KatiPiri) June 22, 2022
LEXO EDHE
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa