Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na largohet nga vëmendja, konflikti është gjithnjë i pranishëm

WASHINGTON (June 14, 2023) Homeland Security Under Secretary for the Office of Strategy, Policy, and Plans, Rob Silvers, meets with the United Kingdom Member of Parliament for Rutland and Melton, Alicia Kearns, at DHS Headquarters in Washington, DC. (DHS photo by Tia Dufour)

13:56 | 7 Shkurt 2026
R J

Deputetja britanike, Alicia Kearns, që shpesh sjell temat e Ballkanit në vëmendjen e Parlamentit britanik, këtë herë ka paralajmëruar që ky rajon s’duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, Kearns përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe tha se paqja asnjëherë s’duhet të merret si e mirëqenë, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se në Bosnje ka pasë një vit të vështirë ligjet e kontestuara dhe veprimet e ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“Javën e kaluar, në Këshillin e Europës, u bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnje të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në familjen europiane, aty ku e ka vendin”, tha ajo.

Por, në fund ajo dha një paralajmërim për tërë rajonin.

“Por mbani mend fjalët e mia: ne në këtë sallë nuk duhet ta heqim vëmendjen nga Ballkani. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithnjë i pranishëm”, tha ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale