Anëtarët e parlamentit iranian janë parë duke kryer sjellje të ‘çuditshme’ gjatë vizitës së diplomats më të lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Ajo ka vizituar Iranin për inagurimin e presidentit Hassan Rohuani, ndërsa është vënë në qendër të vëmendjes pasi u rrethua nga deputetet meshkuj, transmeton portali arbresh.info
Fotografitë e shfaqura nga mediat ndërkombëtare e shfaqin Mogherinin të rrethuar nga një numër i deputetëve meshkuj, duke bërë selfie.
Shumë përdorues të mediave sociale i kanë quajtur veprimet e deputetëve të turpshme dhe ‘poshtëruese’.
Federica Mogherini gjatë vizitës në Iran ka respektuar rregullat e vendit dhe ka vendosur shami.
Disa e kanë krahasuar skenën në parlamentin iranian me atë të filmit Malena, në të cilin personazhi i luajtur nga Monika Belluci rrethohet nga meshkujt për shkak të bukurisë që ka.
Mogherini, e cila ka ndërtuar lidhje më të ngushta midis BE dhe Iranit që nga takimi i tij, lëshoi një deklaratë për vizitën në Iran, por nuk dha asnjë koment për polemikat e lidhura me të./Arbresh.info
? سلفی عجیب نماینده مجلس با #موگرینی ! pic.twitter.com/SafOwtQreZ
— خبرگزاری فارس (@FarsNews_Agency) August 5, 2017
https://twitter.com/weblogz/status/893911914279038976?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-middle-east-40843727

Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona
Vdiqën tragjikisht në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për k...