Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e ardhshme të Serbisë.
“Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e ardhshme të Serbisë për forcimin e qeverisjes demokratike, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e stabilitetit rajonal, si dhe vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Miller në një konferencë për shtyp të hënën, shkruan Tanjug, transmeton Arbresh.info.
I pyetur për parregullsitë e raportuara në ditën e zgjedhjeve, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-të nuk do të komentojë raportet paraprake të misionit monitorues të OSBE-së.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër