Një grua 88-vjeçare e quajtur nga mediat gjermane si “gjyshja naziste” është dënuar për mohim të Holokaustit.
Ursula Haverbeck u gjet fajtore nga një gjykatë pasi në vitin 2016 ajo mohoi vrasjen më të madhe dhe sistematike të hebrenjve në kohën e sundimit të Adolf Hitlerit. Ajo është dënuar me gjashtë muaj burg, transmeton portali arbresh.info
Në mënyrë të përsëritur ajo ka mohuar krimet naziste, ndërsa ngjarjen e Auschwizt-it e ka quajtur “gënjeshtër”.
Në vitin 2008, autoritetet gjermane ndaluan veprimtaritë e qendrës së arsimit të djathtë, Collegium Humanum, të cilën e themeluan Ursula dhe bashkëshorti i saj i ndjerë.
Në Gjermani, një sërë veprimesh që promovojnë nazizmin dhe minimizojnë mizoritë e kryera gjatë regjimit nazist janë kriminalizuar.
Deri para një viti, ishte ndaluar edhe shitja dhe publikimi i librit autokratik të Hitlerit, Mein Kampf./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?