Turistët që hanë ushqim nëpër rrugët kryesore të Firences së Italisë, mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh.
Ligji i ri që ka hyrë në fuqi këtë javë, ndalonin ngrënien nëpër katër rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit historik. Bizneset lokale që shesin ushqim, janë të detyruar të vënë tabelat me shenja, që u tregojnë të huajve se nuk mund të hanë përjashta.
Respektoni banorët, tregtarët dhe punonjësit në këtë rrugë”, shkruan nën ilustrimin ku tregohen se aty ndalohet ngrënia. Firenca është e njohur për kuzhinën e përkryer, teksa agjencia TripAdvisor e ka zgjedhur si qytetin ku shiten sandviçët më të mirë.
Mirëpo, bizneset lokale janë lodhur prej të huajve që hanin kudo, linin mbeturina të shumta dhe i zënin hapësirat kryesore, derisa ngopeshin.
Kjo nuk është masë ndëshkuese, por parandaluese. Të huajt do të ndjehen si në shtëpi dhe të mirëseardhur, po që se sillen si duhet.
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...