Rrjeti kombëtar i energjisë së Kubës ka kolapsuar përsëri, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike në gjithë ishullin e Karaibeve.
Kjo avari e fundit ka ndodhur pas mbylljes së impiantit të energjisë Antonio Guiteras në Matanzas, i cili është prodhuesi kryesor i energjisë elektrike në vend. Mbyllja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të merkurën, duke shkaktuar kolapsin e rrjetit.
Ministria e Energjisë dhe Minierave e Kubës tha në një postim në mediat sociale se po punonte për rikthimin e energjisë elektrike.
Kombinati i impianteve të energjisë të bazuara në naftë në Kubë, të vjetra dhe të vështira për t’u operuar, arriti në një krizë të plotë këtë vit, pasi importet e naftës nga Venezuela, Rusia dhe Meksika ranë.
Dështimi i sistemit të energjisë të mërkurën në mëngjes la kryeqytetin Havana, pothuajse krejtësisht në errësirë, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Raportimet për ndërprerje të energjisë në vende të tjera të Kubës në mediat sociale sugjeruan se e gjithë ishulli me 10 milionë banorë ishte pa energji elektrike, megjithatë qeveria ende nuk e kishte konfirmuar shkallën e dështimit. /abcnews.al
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër