Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se Evropa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë ndihet i sigurt.
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara. Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, tha ai për mediat evropiane.
Deklaratat e tij erdhën pas një breshërie raketash ruse në Ukrainë. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.
Gjatë natës së të premtes, forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa.
Tusk tha se Polonia shpenzon 4% të PBB-së së saj për mbrojtjen dhe u bëri thirrje vendeve të tjera të BE-së të përmbushin një objektiv prej 2%. / TCh
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...