Manchester United është duke bërë gjithçka që është e mundur për t’i rinovuar kontratën David de Geas.
Kontrata e spanjollit te “Djajtë e Kuq” skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe do të ishte një goditje shumë e madhe për skuadrën angleze që të humbas portierin falas në merkaton e ardhshme verore, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në shtypin spanjollë, menaxhmenti i United është i gatshëm për t’i ofruar De Geas një kontratë madhështore që do e bënte atë fituesin më të madh të të gjithë skuadrës.
De Gea iu bashkua Manchester United në vitin 2011 nga Atletico Madridi dhe u bë pjesë kryesore e skuadrës në Premierë Ligë.
Në shtatë vitet e fundit në klub, 27-vjeçari ka bërë gjithsej 325 paraqitje./arbresh.info/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij