Departamenti amerikan i Shtetit ka ngritur të hënën në nivelin më të lartë, të katërtë, rrezikun për udhëtim drejt Izraelit, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë atje.
Ky paralajmërim erdhi pas vendimit të Departamentit për të autorizuar largimin vullnetar të familjarëve të stafit të qeverisë amerikane, si dhe të stafit jo-emergjent, për shkak të sulmeve të ndërsjella në vazhdim mes Izraelit dhe Iranit.
Përveç këtij autorizimi për largim, ambasada amerikane njoftoi dje se “si pasojë e situatës aktuale të sigurisë dhe konfliktit në vazhdim mes Izraelit dhe Iranit, të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe familjet e tyre janë urdhëruar të qëndrojnë të strehuar në banesat e tyre deri në një njoftim të dytë.”
Këshilla e re për udhëtim, e lëshuar të hënën, thekson gjithashtu se “si përgjigje ndaj incidenteve të sigurisë dhe pa njoftim paraprak, Ambasada e SHBA-së mund të kufizojë ose ndalojë më tej udhëtimet e punonjësve të qeverisë amerikane dhe familjeve të tyre në zona të caktuara të Izraelit, Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe Bregun Perëndimor.”
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...