Aktivistët e partisë daneze “Stram Kurs” i vunë flakën Kuranit në një protestë në qytetin e Fredericia, ku jetojnë një numër i madh i migrantëve turq dhe myslimanë.
Aktivistët e partisë së krahut të djathtë danez, të udhëhequr nga Presidenti Rasmus Paludan, u shfaqën në Fredericia dhe mbajtën një protestë pranë një supermarketi lokal, megjithëse u njoftua fillimisht se ata do të demonstronin në park, shkruan RT, transmeton portal arbresh.info
Një kordon policie ishte gjithashtu i pranishëm kur aktivistët e partisë dogjën disa kopje të Kuranit.
“Ne pot hemi të vërtetën në lidhje me Islamin, sepse shumë njerëz në Danimarkë nuk e dinë se çfarë është Islami dhe se vlerat e Islamit janë shumë kontradiktore në lidhje me vlerat daneze, europiane dhe perëndimore”, tha Paludan.
Disa nga vendasit u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë dhe të lajnë llogaritë me protestuesit, por policia i ndaloi ata, dhe një person u arrestua./arbesh.info/
https://twitter.com/RT_com/status/1312603351364796419
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...