Një djalë 16-vjeçar nga Afganistani është shtruar në spital dhe është në gjendje kritike, pasi katër shokët e tij tentuan ta djegnin atë me benzinë.
Sulmi ka ndodhur në qytetin periferik të Ry, 20km në perëndim të qytetit Aarhus, Danimarkë, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk ka dyshim se djemtë e kanë ndjekur viktimën dhe e kanë sulmuar atë”, ka deklaruar policia.
Jeta e viktimës nuk është në rrezik të menjëhershëm, ndërsa sulmuesit që të gjithë me shtetësi daneze do të paraqiten para gjykatës, me akuzën për tentim vrasje dhe mund të mbesin në paraburgim për një muaj.
Megjithatë, policia nuk beson se sulmi nuk ka të bëjë me nxitje të urretjes.
Vitin e kaluar, Danimarka, që qeveriset nga një koalicion i qendres së djathtë, ka imponuar ligjet e rrepta të BE-së dhe vazhdon të mbajë nën kontroll kufijtë.
Në Danimarkë jetojnë rreth 270 myslimanë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...