Danimarka po zgjat kontrollet e saj kufitare me Gjermaninë edhe për gjashtë muaj të tjerë, pasi kërcënimi i terrorizmit kundër Danimarkës mbetet serioz, njoftoi Ministria daneze e Drejtësisë.
‘’Kërcënimi buron nga militantët islamikë dhe është pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme’’, tha ministria.
“Kërcënimi terrorist kundër Danimarkës është serioz. Kjo tregon se ne duhet të vazhdojmë të shqyrtojmë me kujdes kë lejojmë të kalojë kufijtë e vendit tonë”, tha në një deklaratë ministri i Drejtësisë, Peter Hummelgaard.
Me vazhdimin e kontrolleve të përkohshme kufitare, synohet të sigurohet që policia ta ketë këtë mjete në dispozicion në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkufitar.
Danimarka vendosi për herë të parë kontrollet kufitare në fillim të vitit 2016 gjatë krizës së refugjatëve dhe i ka zgjatur vazhdimisht ato për arsye të ndryshme.
Disa herë kontrollet u lehtësuan, ndërsa herë të tjera shtrëngoheshin.
Në prill 2023, fokusi u zhvendos më shumë drejt luftimit të krimit, me forcat policore që u vendosën më shumë në brendësi të kufirit dhe jo ekskluzivisht në vetë vendkalimet.
’Kjo ka pasur një efekt të dukshëm pozitiv në luftën kundër krimit ndërkufitar’’, sipas Ministrisë daneze të Drejtësisë.
/abcnews.al
Goditet trafiku i drogës në Doganaj–Kaçanik: Dy shtetas të M...
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhje...
Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
Vajza 7-vjeçare goditet nga vetura në Surkish të Podujevës, ...
Prishtinë: Tre të mitur kapen në flagrancë duke tentuar të v...
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një h...