Danimarka është bërë vendi i parë që ndaloi programin e saj të vaksinimit kundër koronavirusit, duke thënë se po e bën këtë pasi për momentin situate është nën kontroll.
“Pranvera ka arritur dhe një pjesë e madhe e popullsisë në Danimarkë tashmë janë të vaksinuar”, tha Administrata Daneze e Shëndetësisë përmes një deklarate, transmeton portal arbresh.info
“Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë po përfundon tani përpjekjet e gjëra për vaksinimin kundër koronavirusit”, thuhet në njoftim.
Njerëzit nuk do të ftohen në vaksinim nga 15 maji, thuhet, edhe pse të gjithë që dëshirojnë do të mund të kryejnë procedurën e vaksinimit.
Fushata e Danimarkës për vaksinimin kundër Covid-19 filloi menjëherë pas Krishtlindjeve të vitit 2020.
Rreth 4.8 milionë qytetarë u vaksinuan, thanë autoritetet shëndetësore dhe më shumë se 3.6 milionë njerëz morën një dozë përforcuese, raporton CNBC.
Në të njëjtën kohë, shumë njerëz janë infektuar që kur varianti omicron u bë lloji dominues i virusit./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...