Danimarka planifikon të rrisë shpenzimet e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën me 2.59 miliardë dollarë gjatë këtij viti dhe të ardhshëm.
Kështu u shpreh kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, shkruan Sky News.
Danimarka, me një popullsi prej më pak se gjashtë milionë, në mars krijoi një fond prej 1 miliard dollarësh për ndihmën ushtarake, civile dhe të biznesit për Ukrainën në vitin 2023.
Zonja Frederiksen, e parë si një pretendente e mundshme për t’u bërë shefja e re e NATO-s, i tha radios publike daneze se qeveria planifikoi të rrisë fondet si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm.
“Ky kontribut i madh do të forcojë më tej aftësitë luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës në afat të shkurtër dhe afatmesëm”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy./abcnews.al
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së