Qeveria e Danimarkës ka hequr pothujase të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe shumica e objekteve do të jenë në gjendje të veprojnë përsëri nga e premtja, përveç klubeve të natës dhe diskotekave, vendosën ligjvënësit të martën në mbrëmje.
Sidoqoftë, danezët do të duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike në një numër vendesh, dhe diku do të duhet të tregojnë se janë vaksinuar ose kanë një test negativ për koronavirus ose që janë shëruar nga sëmundja, trasmeton portal arbresh.info
Danimarka tashmë ka lejuar hapjen e restoranteve, bareve, qendrave të fitnesit.
Shumica e danezëve të vegjël tashmë janë kthyer në shkolla, dhe studentët së shpejti do të kthehen fizikisht në universitete për leksione.
Shkollat e mbrëmjes dhe ato të muzikës janë duke u hapur gjithashtu.
Pas muajsh mbyllje, sauna, pishina, parqe dëfrimi dhe kopshte zoologjike, si dhe sporte dhe aktivitete të tjera të ngjashme lejohen të veprojnë përsëri.
Kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në mbledhje do të rriten nga 25 në 50 për ngjarjet e brendshme, dhe nga 75 në 100 për ngjarjet e organizuara në ambientet e jashtme./arbresh.info/
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt