Një shtetas rus që jeton në Danimarkë është akuzuar për spiunazh mbi pretendimin se ka siguruar mes tjerash informacione në lidhje me teknologjinë daneze të energjisë, për një shërbim inteligjent rus pa emër, transmeton Anadolu Agency (AA).
I dyshuari, i cili nuk u identifikua, është mbajtur në paraburgim që nga fillimi i korrikut, tha Autoriteti i Prokurorisë së Danimarkës.
Nuk është e qartë nga deklaratat e bëra nëse i dyshuari është burrë apo grua.
Çështja bazohet në “një hetim të madh” nga Shërbimi danez i Sigurisë dhe Inteligjencës, i cili shtoi se personi kishte marrë para në këmbim të informacionit.
Nëse shpallet fajtor, qytetari rus përballet me gjashtë vjet burg. Prokuroria gjithashtu mund të kërkojë që personi të dëbohet nga Danimarka.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...