Kryeministri kanadez Justin Trudeau është nën presion, pasi ish ministrja e drejtësisë publikoi dokumente të reja që kanë të bëjnë me aferën SNC-Lavalin.
Jody Wilson-Raybould thotë se zyrtarët qeveritarë tentuan ta bindin atë të mbrojë kompaninë nga ndjekja penale në një rast korrupsioni, transmeton portali arbresh.info.
Ajo dorëzoi një incizim audio dhe materiale të tjera tek Komiteti i Parlamentit.
Dokumentet janë publikuar të premten dhe me shumë gjasë do të rrisin presionin ndaj Trudeau.
Ai ka luftuar për disa javë për të përmbajtur pasojat nga polemika.
SNC-Lavalin po përballet me pretendime se ish-drejtuesit paguan ryshfet për të fituar kontrata në Libi nën regjimin e Muamar Gadafit, i cili ra në 2011.
Kryeministri liberal është akuzuar për presion që zonja Wilson-Raybould të shtyjë për një favor të ligjshëm për SNC-Lavalin, që do të lejonte që kjo kompani të shmangte ndjekjen penale dhe në vend të kësaj të përballet me dënime alternative si një gjobë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...