Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha të martën se ka pranuar informatë zyrtare për një person i cili dyshohet se ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, ambasadave serbe në Gjermani dhe Austri, si dhe ndaj Qendrës së Beogradit për Politika të Sigurisë.
“Lidhur me mesazhet kërcënuese të ardhura përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka marrë informacion zyrtar se personi në fjalë është Denis Krasniqi (i lindur më 1998) nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Daçiq tha se Krasniqi “aktualisht ndodhet në Kosovë” dhe se ai “është urdhëruar” të paraqitet në policinë zvicerane “menjëherë pasi të jetë kthyer në Zvicër”.
Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, i tha televizionit Pink se ambasadat serbe në dy kryeqytetet kryesore evropiane janë kërcënuar në 24 orët e fundit se do të jenë “cak i sulmeve terroriste”.
Ai shtoi se nuk dëshiron të japë hollësi pa u konsultuar me organet e sigurisë, sepse “nuk dëshiroj të përkeqësohet situata”.
Gjuriq tha se mëngjesin e së martës janë shtuar masat e sigurisë në disa nga zyrat diplomatike dhe misionet konsullore të Serbisë në Evropë.
Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës lidhur me deklaratën e Marko Gjuriqit, por nuk ka marrë përgjigje.
Tension i ri në Lindjen e Mesme: Irani lëshon një valë raket...
Aksident i rëndë në Shqipëri, lëndohen shtatë persona – tre ...
Sot në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Ambasadori iranian në OKB: 78 të vrarë dhe 320 të plagosur n...
Real Madridi synon nënshkrimin me Rodrin pasi dështuan ta tr...
Macron: Franca e gatshme të mbështesë Izraelin nga sulmet e ...