Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka biseduar sot me të dërguarin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Siç shkruan kosovo-online, në takim u diskutua për marrëdhëniet mes të dy shteteve, po ashtu për çështjen e Kosovës, e luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin serbo-britanik, në fushën e ekonomsë dhe energjisë.
Bashkëbiseduesit përshëndetën vazhdimin e praktikës së mbajtjes së konsultimeve në fushën e politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe kolegëve të tyre britanikë, që do të mbahen në Londër më 23 janar 2023.
Ata u pajtuan se ka mundësi shtesë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe.
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin