Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Gjermania e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë nga Covid19.
Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de
Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.
Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...