Covid-19: Spitalet në Francë plot me pacientë, ndërsa në Itali rritet numri i të vdekurve

23:20 | 29 Mars 2021

Përderisa Franca ka numrin më të lartë të pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intesiv, Britania shpreson që nuk do të shkojë më në izolim për shkak fushatës së suksesshme të vaksinimit, ndërsa Italia po regjistron një numër në rritje të viktimave.

Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi sot se numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv u rrit me 102, në një total prej 4974, që është më shumë se numri më i lartë se numri që ishte në nëntor, por është më poshtë se numri që ishte në prillin e vitit të kaluar, transmeton portal arbresh.info

Vetëm në një ditë, 600 persona janë shtruar në spital, rritja më e madhe në katër muaj, kështu që 28,322 njerëz aktualisht janë të shtruar në spital, shumica që nga janari i këtij viti.

Mjekët e kujdesit intensiv paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm. Një grup prej 41 mjekësh nga rajoni i Parisit paralajmëruan se ata së shpejti mund të gjenden në një situatë për të zgjedhur pacientë të cilët do të jenë në gjendje të trajtohen në kujdesin intensiv. Ekspertët besojnë se masat e qeverisë për mbylljen e pjesshme të vendit nuk janë të përshtatshme përballë varianteve të koronavirusit që po përhapen me shpejtësi.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson shpreson se Britania nuk do të shkojë në një tjetër bllokim, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është vaksinuar.

Përkundër një fushate të suksesshme vaksinimi, Britania ende nuk e di se sa e fortë do të jetë mbrojtja e saj në të ardhmen kundër valëve të reja të virusit.

Në anën tjetër, Italia ka shënuar një numër në rritje të viktimave nga Covid-19. 297 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së djeshme, ndërsa 417 sot.

Numri i të infektuarve rishtazi ra nga 19,611 në 12,916, por janë bërë edhe më pak teste.

Spanja aktualisht ka një incidencë prej 149 rastesh për 100,000 banorë në 14 ditë, ndërsa në mes të marsit ishte rreth 130.

“Në nivelin kombëtar, ne jemi në fazën e zgjerimit të rasteve të reja,” tha Fernando Simon, drejtor i Qendrës së Emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë, duke shtuar se rritja e infeksioneve ka të ngjarë të vazhdojë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara