Pandemia e coronavirusit ka të ngjarë të jetë “e gjatë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) të shtunën ndërsa vendet nga Franca në Meksikë raportuan një rritje të rasteve.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, OBSH tha se “vendosi theksin në kohëzgjatjen e parashikuar të gjatë të kësaj pandemie COVID-19” në një deklaratë pasi komiteti i saj i urgjencës u takua të premten për të vlerësuar krizën gjashtë muaj pasi “ra alarmi global” më 30 janar.
Grupi paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e “lodhjes së reagimit” duke marrë parasysh presionet socio-ekonomike ndaj vendeve.
“OBSH vazhdon të vlerësojë se niveli i rrezikut global të COVID-19 mund të jetë shumë i lartë”, tha deklarata e saj e fundit.
“Komiteti theksoi kohëzgjatjen e parashikuar të gjatë të kësaj pandemie COVID-19, duke përmendur rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”.
Ndërkohë është bërë e ditur se ndër tjerash, Franca dhe Polonia ishin midis një numri vendesh që raportuan një rritje të rasteve të coronavirusit.
Për një ditë të tretë me radhë, Polonia raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja të shtunën, me 658 infeksione të reja. Tani Polonia ka raportuar gjithsej 46,346 raste të coronavirusit dhe 1.721 vdekje.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...