Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 398.185, prej të cilëve 4.150 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 238.051, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.862.185.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,1 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 279 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,88 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.448 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,53 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,32 milionë./AA/
Tri nënshkrime që Flick kërkon për të fituar Ligën e Kampion...
Policia gjen materiale nxitëse në veturën e shtetasit serb n...
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës