Me regjistrimin e 41.622 rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, Franca arriti numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, rastet e përditshme me COVID-19 po vazhdojnë të rriten me shpejtësi në vend.
Numri i të infektuarve ka arritur në 999.043, ndërkohë që shifra ditore prej 41.622 rastesh është më e larta e regjistruar në gjithë Evropën deri më tani.
Ndërkaq, 165 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e virusit në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 34.210.
Po ashtu, 10.166 persona janë marrë për trajtim në spitalet e vendit në shtatë ditët e fundit, prej të cilëve 1.627 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv./aa/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...