Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 12 milion, përkatësisht 12,631,065 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 562,889.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 136,671 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 70,524, Britania e Madhe me 44,650, Italia me 34,938, Franca me 30,004 dhe Spanja me 28,403.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 85 viktima dhe janë infektuar 3,278 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 7,366,489 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,6 milion raste aktive që presin të shërohen.
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...