Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të përpiqet të krijojë një fond të udhëhequr nga BE për të luftuar koronavirusin, tha zëdhënësi i tij.
“Javën tjetër, me presmarrjen e Presidentit tonë, do të bëhen përpjekje për krijimin e një fondi të përbashkët vaksinash të udhëhequr nga BE,” tha Ibrahim Kalin duke folur për kanalin lokal të lajmeve 24 TV, transmeton portal arbresh.info
Ai shtoi se Turqia do të kontribuojë në këto përpjekje.

Duke nënvizuar studimet për një vaksinë të mundshme në vende të ndryshme, Kalin tha se një “mekanizëm duhet t’i bashkojë këto përpjekje”.
Kalin gjithashtu theksoi se Turqia ka dërguar ventilator në Somali.
“Këta ventilatorë u prodhuan në një kohë shumë të shkurtër nga punimet e inxhinierëve të devotshëm turq,” shtoi ai.
Më shumë se 3.4 milionë raste me Covid-19 janë raportuar në 187 vende të botës, ndërsa vendet më të prekura nga virusi janë SHBA-të dhe disa vende të Europës.
Një numër i konsiderueshëm i pacientëve COVID-19 – mbi 1.07 milion, janë rikuperuar, por sëmundja gjithashtu ka marrë më shumë se 242,000 jetë deri më tani, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. /arbresh.info/
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...