Kryeministri italian, Giuseppe Conte, sot gjatë fjalës së tij në Parlamentin italian kërkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës shëndetësore deri më 15 tetor 2020.
Këshilli i Ministrave pritet të firmosë gjatë orëve të ardhshme dekretin e ri qeveritar me masat e kohëzgjatjen e re të masave anti-Covid.
Masat në fuqi skadojnë më datë 31 korrik 2020.
Një ditë më parë dhoma e senatit miratoi rezolutën e propozuar nga deputetët e mazhorancës për zgjatjen e afatit kohor të gjëndjes së emergjencës shëndetësore me 157 vota pro e 125 kundër.
Opozita e djathtë (Lega, Fratelli D’Italia, Forza Italia)janë shprehur kundër kohëzgjatjes së gjëndjes së emergjencës duke akuzuar qeverinë se kërkon të fuqizojë pushteti i saj.
Debati vijon në parlament./oranews
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët