Autori amerikan, Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt në botë që ka fituar për herë të dytë Çmimin Pulizer në zhanrin trillim.
Autori afrikano-amerikan është nderuar për novelën The Nickel Boys, në të cilën shpërfaqet abuzimi ndaj disa djemve me ngjyrë në një shkollë në Florida.
Whitehead, 50-vjeçar nga Nju Jorku, ka fituar çmimin e njëjtë më 2017, në kategorinë e njëjtë për librin, The Underground Railroad.
Para tij, vetëm, Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kanë fituar këtë çmim dy herë për zhanrin trillim.
Ndarja e çmimeve Pulitzer më 2020, është shtyrë për disa javë për shkak të koronavirusit.
Përfaqësuesja për Pulitzer, Dana Canedy ka përmendur se ndarja e parë e këtyre çmimeve është bërë më 1917, në më pak se një vit para shpërthimit të Gripit Spanjoll.
Çmimet Pulitzer janë ndër nderet më të rëndësishme që u bëhen gazetarëve dhe autorëve me bazë në Shtetet e Bashkuara.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...