Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk planifikon ta nënshkruajë deklaratën e përbashkët që bën thirrje për deeskalim mes Izraelit dhe Iranit, e përgatitur nga udhëheqësit e G7, raporton CNN.
Draft deklarata, e përgatitur nga zyrtarët evropianë gjatë samitit të vendeve më të industrializuara, thekson se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të sigurojë armë bërthamore.
“Nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në krye të përpjekjeve për të rivendosur paqen në mbarë botën. Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Irani të mos arrijë të sigurojë armë bërthamore,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me planet e Trump për deklaratën e përbashkët.
Vendimi i Trump për të mos nënshkruar këtë deklaratë krijon një ndarje të menjëhershme me homologët e tij, para nisjes së Samitit.
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...