Fjalimi i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në inaugurimin e tij ishte një ndër fjalimet më radikale në histori, thanë analistë të CNN.
Përveç kësaj, analistët, të cilët e kanë ndjekur drejtpërdrejtë ceremoninë e inaugurimit të Donald Trampit, thanë se fjalimi tij ka qenë “populizëm i pastër”.
Fjalimi i Trampit i ka ngjarë atyre në fushatë, me atë që nuk ka pasur shumë “unë”, ka pasur më shumë “ne”.
Po ashtu, analistët thanë se Trampi e ka kritikuar establishmentin dhe ka folur kundër Uashingtonit derisa ka qëndruar në “qendër të atij qyteti”.
Presidenti i sapozedhur i SHBA-së gjatë fjalimit tha se 20 janari 2017 do të mbahet mend si ditë kur “pushteti iu kthye popullit”.
“Kjo do të ndryshohet nga ky moment, sepse ky është momenti Juaj. Ai Ju përket Juve. Do ta transferojmë pushtetin nga Uashingtoni drejtë Jush, popullit”, theksoi Tramp në fjalimin, pasi dha betimin në Kapitol Hill.
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia