Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime të shumta me një postim në platformën X, ku bën thirrje që Presidentit të SHBA, Donald Trump, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen, duke deklaruar se ‘e meriton’.
“Jepini Donald Trump-it Çmimin Nobel për Paqen e meriton”, shkruan Netanyahu.
Postimi shoqërohej me një fotografi të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, në të cilën shfaqet vetë Netanyahu duke i vendosur Trump-it një medalje gjigande, që i ngjan Çmimit Nobel për Paqen.
Izraeli dhe Hamasi janë dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes në Rripin e Gazës. Donald Trump, i cili bëri njoftimin përmes një postimi në Truth Social, thekson se shumë shpejt do të dorëzohen pengjet izraelite dhe se IDF do të tërheqë të gjithë trupat në një vijë të rënë dakord.
“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”, shkroi mes të tjerash Trump.
IDF do të tërhiqet nga pjesa më e madhe e Rripit të Gazës (duke mbetur vetëm në Rafah) brenda 24 orëve të ardhshme. Në këmbim të pengjeve, do të lirohen rreth 2 mijë të burgosur palestinezë (250 në burgjet izraelite dhe 1,700 në Gaza) dhe shkëmbimi do të bëhet brenda 72 orëve nga zbatimi i marrëveshjes së arritur.
Por armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm kur qeveria izraelite ta miratojë zyrtarisht marrëveshjen. Mund të hasen probleme pasi ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich theksoi se partia e tij “nuk do t’i bashkohet festimeve të shkurtra dhe nuk do të votojë në favor të marrëveshjes”.
Faza e dytë e bisedimeve mes delegacioneve pritet të nisë pas dorëzimit të të gjithë pengjeve nga Hamasi. Familjarët e pengjeve shprehën falenderime për Trump, ndërsa në rrugët e Gazës, palestinezët dolën duke festuar. Edhe në Tel Aviv, një turmë e madhe njerëzish u mblodh në Sheshin e Pengjeve.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari