Një anketim i bërë së fundmi nga BE-ja, nxjer në pah se komuniteti rom përjeton diskriminimin më të madh në unionin evropian.
Kështu, nga të dhënat e sondazhit evropian, 65% e të anketuarve shprehen se kanë ndjerë diskriminim për shkak se i përkasin komunitetit rom, 61% për shkak të ngjyrës së lëkurës, 60% nga origjina, 57% të qenurit transgjinor, si dhe 54% nga orientimi i tyre seksual.
Rreth një në pesë të anketuar (21%) thonë se janë ndjerë personalisht të diskriminuar ose kanë përjetuar ngacmim në 12 muajt e fundit. Format më të përmendura të diskriminimit ose ngacmimit bazohen në moshë, gjini, “mendime politike”, “situatë socio-ekonomike” dhe “pamje të përgjithshme fizike”.
Racizmi me bazë fetare shihet si më pak e përhapur, 42%, krahasuar me gjetjet e vitit 2019, kur zinte rreth 47%.
Të drejtat LGBT+
Rreth dy të tretat e të anketuarve evropianë (69%), kërkojnë të drejta të barabarta për personat e komunitetit LGBT+.
Më shumë se shtatë në dhjetë persona (79%), pajtohen se nuk ka asgjë të keqe me një marrëdhënie seksuale midis dy personave të të njëjtit seks dhe se martesa e partnerëve të të njëjtit seks duhet të lejohet në të gjithë Evropën.
Kjo përfaqëson një rritje prej 2% për marrëdhëniet seksuale dhe 3% për martesën, krahasuar me vitin 2019.
62% e të anketuarve mendojnë se personat transgjinorë duhet të jenë në gjendje të ndryshojnë dokumentet e tyre civile në përputhje me identitetin e tyre gjinor .
47% mendojnë se dokumentet zyrtare duhet të kenë një opsion jo-binar të gjinisë/seksit , për ata persona që nuk identifikohen si mashkull ose femër.
Disavantazhet në punësim
Kur u pyetën se cilat kritere mund t’i vënë kandidatët në disavantazh kur një kompani rekruton, të anketuarit kanë më shumë gjasa të përmendin moshën e kandidatit (52%) dhe mënyrën e veshjes ose prezantimit të tij (50%).
Kriteret si pamja e përgjithshme fizike (44%), aftësia e kufizuar (43%), të qenit rom (42%), ngjyra e lëkurës (39%), theksi (35%) dhe origjina etnike (34%), përmenden secili nga të paktën një e treta e të anketuarve.
Kriteret që vendosin në disavantazh sipas të anketuarve
Strategjia e BE-së 2026-2030
Bazuar në këto të dhëna, Bashkimi Evropian ka publikuar një strategji të re kundër racizmit dhe nxitjes së barazisë.
Sipas raportit “A union of equality, EU Anti-racism strategy 2026-2030”, synohet zbatimi i ligjeve ekzistuese të Bashkimit Evropian kundër diskriminimit, por duke forcuar rregullat për trajtimin e gjuhës dhe krimeve të urrejtjes.
Komisioni Evropian do të:
• zbatojë një projekt të përbashkët me UNESCO-n për të forcuar edukimin kundër racizmit;
• kryejë një studim gjithëpërfshirës mbi manifestimet e urrejtjes anti-muslimane;
• nisë një fushatë të gjerë komunikimi të Unionit të Barazisë, duke angazhuar njerëz në të gjithë BE-në për të promovuar përfshirjen dhe për të luftuar diskriminimin;
• zhvillojë udhëzime mbi zbatimin e një qasjeje ndërsektoriale në politikën e kërkimit dhe inovacionit, me qëllim që kërkimi të jetë i ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve të prekur nga racizmi;
• përgatisë një rekomandim për të përmirësuar mbledhjen, analizën dhe përdorimin e të dhënave të barazisë të ndara, në përputhje me kornizat ligjore kombëtare;
• publikojë një Eurobarometër të ri mbi diskriminimin në vitin 2027.
Përveç këtyre masave, unini shprehet se do të mbështesë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për eliminimin e paragjykimeve në praktikat e kujdesit shëndetësor. Një gjë e tillë do të ndihmojë në përmirësimin e aksesit në vendet vakante për të gjithë ata që ndihen të diskriminuar.
Sakaq, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështeten nga unioni për të shtuar përpjekjet mbi luftimin e krimit në internet të motivuara nga racizmi.
Bazuar në të gjitha këto, strategjia e BE-së kundër racizmit për vitet 2026-2030, synon trajtimin e diskriminimit në të gjitha format e tij.
Komisioni Evropian i bën thirrje Komitetit të Rajoneve si dhe Komitetit Ekonomik e Social, të bashkojnë autoritetet lokale dhe rajonale, partnerët socialë dhe shoqërinë civile për të diskutuar se si të çojnë përpara luftën kundër racizmit.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...