Me Sir Keir Starmer të Britanisë së Madhe që do të presë udhëheqësit e Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë në Downing Street, ja një vështrim se ku qëndrojnë negociatat e marrëveshjes së paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe kush ka thënë çfarë për to.
Ukraina
Ditët e bisedimeve të paqes midis Ukrainës dhe negociatorëve amerikanë vazhduan në Miami.
Ndërsa nuk pati ndonjë përparim të dukshëm, Volodymyr Zelensky deklaroi se bisedimet ishin “konstruktive”, duke shtuar se u trajtuan “shumë aspekte” dhe “pika kyçe që mund të sigurojnë fundin e gjakderdhjes”.
Ai tha se tani është duke pritur një raport më të detajuar mbi diskutimet nga negociatorët ukrainas Rustem Umerov dhe Andriy Hnatov.
Diku tjetër, ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Olga Stefanishyna, tha se “çështjet e vështira mbeten”.
Ajo i tha CNN se “sfidat kryesore në këtë fazë kanë të bëjnë me çështjet e territorit dhe garancive, dhe ne po kërkojmë në mënyrë aktive formate optimale për t’i adresuar ato”.
Rusia
Para takimit me zyrtarët ukrainas, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe këshilltari dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, u takuan të martën me presidentin rus Vladimir Putin.
Kremlini tha se Putin pranoi disa propozime të SHBA-së që synonin t’i jepnin fund luftës në Ukrainë dhe ishte i përgatitur të vazhdonte punën për të gjetur një kompromis.
“Një shkëmbim i drejtpërdrejtë pikëpamjesh u zhvillua të shtunën për herë të parë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Disa gjëra u pranuan, disa gjëra u shënuan si të papranueshme. Ky është një proces normal pune për të gjetur një kompromis”.
Ndërsa Yuri Ushakov, ndihmësi kryesor i politikës së jashtme i Vladimir Putin, u citua nga mediat ruse të ketë thënë se SHBA-të do të duhet të “bëjnë ndryshime serioze, do të thoja, rrënjësore në dokumentet e tyre” mbi Ukrainën.
SHBA
Donald Trump u tha gazetarëve pasi Witkoff dhe Kushner u takuan me Putinin se presidenti rus dukej sikur “do të donte të bënte një marrëveshje”.
“Megjithatë, çfarë ndodh tani është e paqartë”, shtoi Trump.
“Nuk mund t’ju them se çfarë doli nga ai takim, sepse duhen dy veta për të kërcyer tango. Ne kemi diçka mjaft të mirë të përpunuar [me Ukrainën]”, shtoi ai, pa dhënë detaje.
E Keith Kellogg, i dërguari në largim i SHBA-së në Ukrainë, ka shtuar që atëherë se vetëm dy çështje kryesore pengojnë arritjen e një marrëveshjeje.
Evropa
Franca, Gjermania dhe Britania kanë shtyrë vazhdimisht për gjetjen e një marrëveshjeje që garanton sigurinë e Ukrainës pas luftës.
Takimi në Londër të hënën do të përqendrohet në Ukrainën që “vendos për të ardhmen e saj”, tha një ministër i Mbretërisë së Bashkuar më herët.
Në një takim virtual të tre udhëheqësve dhe Zelensky, ata diskutuan planet për të siguruar një forcë paqeruajtëse evropiane që mund të vendoset në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Treshja gjithashtu u pajtua me komentet e Trump se “vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për çdo bisedime”. /Telegrafi/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...