Një çift izraelit janë martuar, ndonëse fillimisht anuluan dasmën e tyre për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit.
Dhëndri Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe nusja Tal Koresh, 32 vjeçe, u martuan të premten pranë kufirit me Libanin pasi fillimisht u desh të shtynin ceremoninë pas inkursionit të Hamasit.
Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Kjo u shty kur Sade u dërgua në ushtri.
Dasma, për kerr të nuses pati një tank, ndërsa kremtja u zhvillua në një hapësirë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Përpara shkuarjes në ushtri, çifti jetonte në Tel Aviv, ku Sade punonte në fushën e marketingut dhe Koresh ishte një ëmbëltore, raporton “The Telegraph”, transmeton Klankosova.tv.
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...