Një doktoreshë dhe bashkëshorti i saj janë vrarë nga i dashuri i bijës së tyre në atë që prokurorët quajtën “ekzekutim brutal”.
Dr Beth Potter, 52 vjeçe, dhe Robin Carre, 57, u gjetën të vdekur më 31 mars në një liqen të vogël në kampusin e universitetit të Madison, Wisconsin, SHBA.
Ata ishin qëlluar në kokë dhe lënë të vdisnin, ne krimin qe ka tronditur qytezën e qetë.
Ali’jah Larrue e Khari Sanford, të dy 18 vjeç, janë akuzuar si autorë të vrasjes makabre.
Dokumentet e gjyqit thonin se Dr Potter kishte një gjendje të vjetër të shëndetësore dhe trembej prej koronavirusit. Prandaj ato vendosën bijën e tyre dhe të dashurin e saj në një rezidencë veçmas pranë universitetit, për të cilën paguanin ata. I dashuri i bijës së tyre Sanford, besohet se i ka vrarë në një tentativë grabitjeje. Ata ishin qëlluar nga prapa kokës. Çifti fatkeq la pas tre fëmijë në të njëzetat.
Vrasësit Sanford e Larrue përballen tashmë me burgim të përjetshëm teksa prokurorët besojnë se tentuan të grabisin çiftin pasi mësuan nga e bija se ishin të pasur.
Vrasjet kanë tronditur kolegët e Dr Potter në universitet, i cili është aktualisht i mbyllur prej epidemisë.
“Fjalët nuk mund ta shprehin dhimbjen tonë… humbja e Beth, do të na rëndojë shumë. Ajo ia dedikoi karrierën shëndetit të familjeve, grave dhe komuniteteve të paprivilegjuara, si dhe arsimimit të studentëve të mjekësisë”, tha kolegu William Shwab i Universitetit të Wisconsin./tch
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...