George dhe Amal Clooney kanë deklaruar se do të ndihmojnë rreth 3 mijë fëmijë refugjatë nga Siria që të vijojnë shkollimin në Liban.
Sipas Kombeve të Bashkuara janë rreth 200 mijë fëmijë refugjatë që nuk janë duke vijuar shkollimin pasi u larguan nga lufta në Siri, transmeton portali arbresh.info
Fondacioni Cloonet në bashkëpunim me UNICEF dhe Ministrinë e Arsimit në Liban do të hap shkolla për fëmijët refugjatë.
Në Liban janë strehuar më shumë se 1 milionë refugjatë sirianë, duke përfshirë gati 500 mijë fëmijë.
“Ne nuk duam të humbim një brez të tërë, sepse për fat të keq, ata kanë lindur në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar”, tha aktori George Clooney.
Prindërit e dy binjakëve kanë shtuar se ‘mijëra të rinjë nga Siria janë në rrezik që të mos jenë pjesë e shoqërisë’.
“Përmes edukimit formal ne tentojmë që t’iu kthejmë shpresat atyre”, thanë ata./Arbresh.info
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...
Sot mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme