Në një sondazh të fundit është gjetur se gjysma e qytetarëve gjermanë kanë frikë se do të përjetojnë mungesë së ngrohjes gjatë dimrit të ardhshëm.
Sipas sondazhit të kryer nga INSA, frika vjen nga ulja e furnizimit me gaz rus dhe rritja e inlacionit në Bashkimin Europian, raporton Bild, transmeton portal arbresh.info
Sondazhi zbuloi se 75% e të anketuarve i shohin rritjet e fundit të çmimeve si një barrë të rëndë, ndërsa 50% thanë se ndjejnë se kushtet e tyre ekonomike po përkeqësohen.
Në qershor, inflacioni në Eurozonë arriti në 8.6%, duke shënuar nivelin më të lartë që nga prezantimi i monedhës së përbashkët mbi dy dekada më parë.
Një studim i veçantë i kryer nga Instituti Ekonomik Gjerman (IË) zbuloi se më shumë se 20 milionë gjermanë ndihen të kërcënuar nga varfëria energjetike.
Rezultatet e sondazhit të publikuar nga Die Ëelt tregojnë se në maj, një e katërta e popullsisë gjermane duhej të shpenzonte mbi 10% të të ardhurave të tyre neto të familjes për energji. Vitin e kaluar, përqindja e të prekurve ishte 14.5%.
“Rreziku i varfërisë energjetike është rritur jashtëzakonisht,” tha Ralph Henger, ekonomist për politikat e strehimit.
Të shtunën, presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller, u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.
Apeli vjen mes reduktimeve drastike të furnizimeve me gazin rus në vend nëpërmjet tubacionit Nord Stream për shkak të çështjeve teknike që rrjedhin nga sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës.
Rusia ka ndaluar furnizimin me gaz edhe për Finlandën, Poloninë, Bullgarinë, Orsted të Danimarkës, kompaninë holandeze GasTerra dhe gjigantin energjetik Shell, për shkak të kontratave të saj gjermane dhe për shkak të refuzimit të pagesës në rubla./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...