Shqetësimet e Turqisë për sigurinë duhet të trajtohen, tha ministri i Jashtëm i vendit sot në lidhje me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me gazetarët përpara takimit të tij dypalësh me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia ka qenë në mbështetje të politikës së dyerve të hapura të NATO-s për anëtarët e rinj, duke shtuar: “Ne i kuptojmë shqetësimet e tyre të sigurisë, por shqetësimet e sigurisë së Turqisë duhet të trajtohen gjithashtu”.
“Ne kemi gjithashtu shqetësime legjitime për sigurinë, që ata kanë mbështetur organizatat terroriste” tha Çavuşoğlu, duke shtuar se një çështje tjetër janë kufizimet e eksportit të produkteve turke të mbrojtjes.
“Ne tashmë kemi shprehur shqetësimet tona dhe kam pasur një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me dy kolegët”, tha ai.
Turqia, anëtare e vjetër e NATO-s, ka shprehur kundërshtime ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, duke kritikuar dy vendet nordike për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste si YPG/PKK.
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...